Qeveritë e BE-së miratojnë çmimin tavan për naftën ruse

Qeveritë e BE-së miratojnë çmimin tavan për naftën ruse

Të gjitha qeveritë e Bashkimit Evropian kanë përfunduar miratimin me shkrim të një kufiri të çmimit prej 60 dollarë për fuçi për naftën detare ruse, tha Komisioni Evropian.

Kjo i hap rrugë botimit të vendimit në Gazetën Zyrtare të BE-së dhe hyrjen në fuqi më 5 dhjetor, shkruan AljazeerA.

“G7 dhe të gjitha shtetet anëtare të BE-së kanë marrë një vendim që do të godasë edhe më shumë të ardhurat e Rusisë dhe do të zvogëlojë aftësinë e saj për të bërë luftë në Ukrainë”, tha në një deklaratë presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen.

“Do të na ndihmojë gjithashtu të stabilizojmë çmimet globale të energjisë, duke përfituar vendet në mbarë botën që aktualisht po përballen me çmime të larta të naftës”, tha ajo.

Related Articles