Koncert madhështor në Tiranë nga orkestrat e ushtrive të Kosovës, Shqipërisë, NATO-s dhe SHBA-së

Koncert madhështor në Tiranë nga orkestrat e ushtrive të Kosovës, Shqipërisë, NATO-s dhe SHBA-së
Një koncert bamirësie për familjet e fëmijëve të lënduar në luftën në Ukrainës, është mbajtur për herë të parë në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, nga orkestra e ushtrisë shqiptare, ajo e Kosovës, vendeve të NATO, si dhe SHBA.

110-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë përkon njëherësh edhe me 110-vjetorin e krijimit të ushtrisë shqiptare. Me këtë rast, Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura të Shqipërisë organizojnë për herë të parë në 3 dhjetor 2022, ora 19:00 në Pallatin e Kongreseve, koncertin madhështor “110 vjet Forca të Armatosura – Së bashku për paqen”.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një postim në rrjetet sociale kishte njoftuar se në koncert do të performojnë mbi 300 artistë nga Orkestra Simfonike e Forcave të Armatosura, banda e ushtrisë shqiptare, si dhe bandat e ushtrive të Kosovës, vendeve të NATO, si SHBA, Britania e Madhe, Franca, Italia, Greqia, Maqedonia e Veriut, Kroacia dhe Sllovenia.

Ndërkohë, sonte Rama ka publikuar edhe një video nga ky koncert madhështor.

Kjo është hera e parë që një aktivitet i këtij dimensioni zhvillohet në Shqipëri. Mbështetës të këtij aktiviteti ishin Ministria e Kulturës, bashkia Tiranë dhe Ambasada e Ukrainës në Shqipëri.

Related Articles