Ballkani fiton me lehtësi ndaj Llapit në ‘Zahir Pajaziti’

Ballkani fiton me lehtësi ndaj Llapit në ‘Zahir Pajaziti’

Ballkani ka marrë fitore të madhe në udhëtim te Llapi në ndeshjen e mbetur nga xhiro e tretë.

Kampioni në fuqi i Kosovës ka triumfuar në Podujevë me rezultat të pastër 0-3.

Vetëm pas 24 minutave lojë mysafirët kaluan në epërsi kur sulmuesi Albion Rrahmani u gjend bukur në zonë dhe nga afërsia shënoi për 0-1.

Me epërsinë minimale të vendasve u mbyllën 45 minutat e para të kësaj sfide.

Dominimi i suharekasve vazhdoi edhe në pjesën e dytë ku shënuan dy gola të shpejtë brenda tre minutave lojë.

Armend Thaqi fillimisht në minutën e 56-të realizoi pas asistimit nga Nazmi Gripshi për 0-2.

Vetëm tre minuta më vonë ishte Meriton Korenica që shënoi për rezultatin përfundimtar 0-3.

Deri në fund gola më nuk pati dhe skuadra e Ilir Dajës e menaxhoi për mrekulli epërsinë e krijuar.

Reklama

Ballkani me këtë fitore shkon në kuotën e 37 pikëve, një më pak se lideri Drita, derisa Llapi mbetet në vendin e gjashtë me 20 pikë.

Për llapin këtu përfundon stinori vjeshtor, derisa Ballkani do ta luaj edhe ndeshjen e mbetur me Prishtinën pas një jave. 

Related Articles