Gazeta zvicerane: Xhaka nuk po hetohet nga FIFA

Gazeta zvicerane: Xhaka nuk po hetohet nga FIFA

FIFA ka hapur procedurë hetimore kundër Serbisë pas ndeshjes kundër Zvicrës në kuadër të Kupës së Botës, që po mbahet në Katar.

Rrjedhimisht, hetimet po zhvillohen në lidhje me nenin 12 (sjellje e gabueshme e lojtarëve dhe zyrtarëve), nenin 13 (diskriminim) dhe 16 (rend dhe siguri e ndeshjes).

Por, në anën tjetër ka pasur një reagim edhe nga prestigjiozja zvicerane, Blick.

Sipas të njëjtës gazetë, kombëtarja e Zvicrës dhe kapiteni i saj, Granit Xhaka nuk janë duke u hetuar.

Related Articles