Policët e stacionit në Kaçanik, sot në orën 11:00, në rrugën “Ismajl Raka” në Kaçanik, kanë arrestuar 37-vjeçarin me inicialet N.O.
Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’ Lëndim i lehtë trupor ’’ me dënim burgimi prej njëqind e pesëdhjetë (150) ditëve.
Pas kompletimit të dokumentacionit është dërguar në vuajtje të dënimit.