Brazili e ka mbyllur pjesën e parë ndaj Koresë së Jugut me një epërsi të lartë, 4:0.
Vinicius Junior (7’) e hapi serinë e golave, e pastaj shënuan edhe Neymar (13’ – nga penalltia), Richarlison (29’) dhe Lucas Paqueta (36’).
Kujtojmë se kjo ndeshje është e vlefshme për fazën e 1/8 së finales, me fituesin që kalon në çerekfinale të Kupës së Botës “Katar 2022”.
Fituesi i kësaj ndeshje, në këtë rast Brazili që po duket shumë afër, në çerekfinale do të takohet me Kroacinë, që sonte eliminoi Japoninë.