Këlliçi: Edi Rama, shpresoj që të mos jesh ti pas goditjes me grusht të Berishës

Këlliçi: Edi Rama, shpresoj që të mos jesh ti pas goditjes me grusht të Berishës

Nga bulevardi ku po mbahet protesta e opozitës, fituesi i primareve për Tiranën, Belind Këlliçi u shpreh se shpreson se Rama të mos jetë pas goditjes së Berishës me grusht

Ai tha se demokratët janë në shesh sot për t’i treguar evropianëve se Shqipëria qeveriset nga regjimi i Edi Ramës.

“Ta dëgjojnë të gjithë evropianët që janë në Samit: Rama ik! Isha përgatitur me një fjalë shumë pozitive sot, por uroj që pas incidentit të sotëm të mos jesh ti! Në 12 nëntor je shpallur armik në shesh para shqiptarëve. Uroj që të mos jesh t’i as ndonjë nga levat e tua, apo bastardët e tua në bashki apo institucion. Këtij rasti do t’i shkojmë deri në fund” 

Related Articles