Kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, në një intervistë për FRONTAL të T7 ka rrëfyer për kërcënimet që ka marrë sot nga një person i cili e ka telefonuar dhe është shprehur në gjuhën serbe.
Zeiqir ka thënë se këto tensione kanë qenë të pritshme, meqë në Veri të Republikës së Kosovës ka ende grupe kriminale të cilat tentojnë të pengojnë mbajtjen e zgjedhjeve.
“Ka tensione. Kanë qenë të pritura. Jemi të vetëdijshëm që grupet kriminale do të bëjnë përpjekje për të penguar zgjedhjet. Unë sot si kandidat i PDk-së për Komunën e Zubin Potokut. Unë sot e pata një kërcënim, në gjuhën serbe. Mu kërcënua se t’i ske cka me lypë këtu në Komunën e Zubin Potokut. Kërcënimet më tepër i shoh të grupeve kriminale. E lajmërova rastin në Polici”, ka thënë Izmir Zeqiri.
Ai thotë se për kërcënimin që kishte marrë kishte shkuar për ta raportuar në stacionin e Policisë së Kosovës në jug.
Derisa ka treguar se personi që e ka telefonuar e ka sharë dhe i ka kërkuar të zhduket.
“Duke pasur parasysh që në Komunën tonë Policia janë të zënë, unë shkova e dhash deklaratën në stacion në Jug. Se ishte edhe një thirrje tjetër e dyshimtë. Personi dëshironte që të më frikësonte. I thash je i vetdijshëm që jam banor të Zubin Potokut. Më tha e di që je banor i Qafës e më shajti. Më tha që jam vetë i 30-ti, më tha zhduku. Këto ishin kërcënimet”, ka shtuar tutje ai.
“Për mua këto gjëra janë shqetësim, por jo për t’u frikësuar. Veriu ende s’ka arritur të çlirohet nga këto grupe. Por kurdo që e lypë nevoja jam i gatshëm me e dhënë kontributin tim. Jam edhe banor por edhe aktivist. Ky është vendi im ku jetoj dhe përpiqem ta jap kontributin tim”, ka thënë ndër të tjera.