Shpërthimet në veri, Krasniqi: Fol kryeministër

Shpërthimet në veri, Krasniqi: Fol kryeministër

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka reaguar pas incidenteve në veri, dhe dyshimeve se atje pati shkrepje armësh e shpërthime në zyrat e KQZ-së.

Krasniqi, përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, ka shkruar se Serbia nuk duhet të kalojë në veriun e Kosovës.

Sipas tij, Serbia po tenton ta destabilizojë Kosovës.

Postimi i tij i plotë:

Serbia nuk duhet të kalojë në veriun e Kosovës!

Institucionet e shtetit sot janë sulmuar në komunat e veriut. Kandidatët tanë janë kërcënuar. Serbia po tenton ta destabilizojë Kosovën, ndërsa Kryeministri i vendit, që na flet për zhvillime prej Ukrainës e deri në Kinë, po heshtë për situatën në veri.

Fol Kryeministër!

Related Articles