Musliu – Shoshi: Bislimi përdorte terma ofendues në komision

Musliu – Shoshi: Bislimi përdorte terma ofendues në komision

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu – Shoshi, ka thënë se qasja e zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, ndaj deputetëve në Komisionin për Integrime Evropiane ishte mjaft ofenduese.

Ajo tha se Bislimi përdorte terma si “a po dëgjon”, “a po kupton”, dhe siç tha ajo, këto terme janë të papranueshme pasi sipas saj, ata [deputetët] dëgjojnë dhe kuptojnë kur kanë çka të dëgjojnë e çka të kuptojnë.

“Ne kishim shumë pyetje që u adresuan, por nuk morëm përgjigje. Çështjet që unë i ngrita, njëra ndër to ishte me shqetësim sa i përket PDK-së, që kishte të bënte me të zhdukurit gjatë luftës”.

“Jemi dëshmitarë që edhe kryeministri por edhe zëvendëskryeministri në raportimet që i kishte në Komisionin për Punë të Jashtme, që është komisioni i vetëm që ka detyrë ligjore mbikëqyrjen e dialogut, kemi pasur deklarim se çështja më e rëndësishme dhe se assesi nuk do të ketë një marrëveshje finale, është çështja e të pagjeturve. Pra, pa e pasur një zgjidhje finale, nuk do të ketë marrëveshje finale po ashtu me Serbinë”, është shprehur Musliu – Shoshi në “Info Magazine” në Klan Kosova.

Tutje, ajo tha se gjatë raportim të Bislimit, nuk morën asnjë fjalë sa i përket çështjes së të pagjeturve, përveç asaj se Kosova e Serbia janë afër një marrëveshjeje finale dhe se janë edhe disa çështje të vogla që po negociohen.

VIDEO:

Related Articles