Zyrtari i LDK-së, Muhamet Hamiti, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka komentuar ngjarjet e ndodhura sot në veriun e Kosovës.
Hamiti ka ngritur në pyetje funksionalitetin e shtetit të Kosovës në pjesën veriore, duke theksuar se ky pushtet është shumë më i ulët se në vitet e kaluara.
Postimi i plotë:
Serbia po provokon në veri të Kosovës.
Sa ka pushtet Republika e Kosovës atje?
Më pak se për shumë vjet të kaluara, fatkeqësisht, siç po duket.
A po e di Qeveria e Kosovës?