Kusari-Lila për veriun: Kemi qytetarë të ndershëm dhe policinë e Kosovës përballë bandave të Vuçiqit

Kusari-Lila për veriun: Kemi qytetarë të ndershëm dhe policinë e Kosovës përballë bandave të Vuçiqit

Shefja e deputetëve të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari – Lila, shkruan lidhur me situatën e fundit në veri të vendit, se ‘Serbia e Millosheviqit po funksionon me Vuçiqin në krye’.

Ajo thotë se ‘para nesh ne kemi qytetarët e ndershëm përballë bandave kriminale të Vuçiçit. Dhe policinë e Kosovës duke kryer detyrën e saj në mbrojtje të qytetarëve dhe institucioneve’.

Shkrimi i plotë:

Synimi për terror nga ana e Serbisë ndaj Kosovës nuk është ndalë asnjëherë, vetëm ka ndryshuar madhësia e ndikimit dhe mënyra e aplikimit.

Sulmet e organizuara ndaj institucioneve të Kosovës në Komunat veriore, para zgjedhjeve lokale, tregojnë se cak janë institucionet e shtetit të Kosovës dhe qytetarët serbë që duan të jetojnë në dhe me shtetin e Kosovës.

Aleksandër Vuçiç nuk e ka interes integrimin dhe avancimin e serbëve në shtetin e Kosovës. E kundërta, ai kërkon që pakica serbe këtu të jetë e ndarë dhe kundër shtetit të Kosovës. Ata duan me zorr ta mbajnë gjallë një konflit të paqenë midis qytetarëve me bazë kombësie.

Kështu besojnë se do ta mundësonin dezintegrimin e shtetit të Kosovës dhe shkatërrimin e të gjithë mekanizmave demokratik.

Por sot para nesh ne kemi qytetarët e ndershëm përballë bandave kriminale të Vuçiçit. Dhe policinë e Kosovës duke kryer detyrën e saj në mbrojtje të qytetarëve dhe institucioneve.

Nuk ka askush problem me qytetatët serbë në Kosovë. Por Vuçiçi e ka problem që ata nuk punojnë të gjithë kundër shtetit të Kosovës.

Fatkeqësisht, Serbia e Millosheviqit po funksionon ende me Vuçiçin ne krye të saj.

Related Articles