Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se numri total i rasteve pozitive është 107.003 raste nga 575.614 persona të dyshimtë në virusin COVID-19 dhe 2.227 raste të vdekjes, raporton Gazeta Enigma.
IKSHPK njofton se numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 100.233 raste, kurse numri i rasteve aktive është 4.543.
Ndryshe, në vend po vazhdon procesi i vaksinimit antiCOVID-19, derisa Ministria e Shëndetësisë mbrëmë ka pranuar kontingjentin tjetër të vaksinave kundër COVID-19.
“Divizioni i Komunikimit me Publikun ju konfirmon se Ministria e Shëndetësisë ka pranuar mbrëmë kontingjentin e radhës prej 3510 vaksinave të Pfizer, pjesë e asistencës së BE-së për Kosovën në sigurimin e vaksinave kundër COVID-19”, thuhet në përgjigjen e MSH-së.