Për këtë të mërkure janë paralajmëruar të zhvillohen disa ngjarje.
Më poshtë gjeni njoftimin e plotë me detaje për të gjitha aktivitetet:
– Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere mban mbledhjen e radhës në të cilën do të behët votimi i raportit vjetor financiar i Agjencisë për Informim dhe Privatësi, raportimi i Bankës Qendrore për të gjeturat e Raportit të Progresit, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 10:00)
– Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizon tryezën e diskutimit me temë “Reformat e Agjencive në Kosovë”: me fokus të veçantë në reformën e Agjencive të Pavarura Rregullatore”.Reklamë
– Inspektori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Burim Ramadani raporton para Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:00)
– Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të merr pjesë në ceremoninë e Hapjes së Qendrës për Karrierë. (Qendra e Kompetencës në Prizren, ora 11:00)
– Kuvendi i Kosovës vazhdon seancë të jashtëzakonshme në të cilën do të bëhet prezantimi i Programit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për vitet 2021-2025. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 11:00)
– Gjykata Speciale organizon konferencën e pestë për ecurinë e çështjes së Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit. (Gjykata Speciale në Hagë, ora 11:00)
– Kryetari i degës së PDK-së në Prizren Shaqir Totaj, mban konferencën e radhës për shtyp. (Zyret e reja të degës, në rrugën ”Saraçët” në Prizren, ora 11:00)
– Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit promovon ekspozitën e veçantë e koleksionit të figurës qendrore të trashëgimisë muzikore folklorike të ndjerit Shaqir Hoti. (Ambientet e Muzeut Kombëtar të Kosovës, ora 12:00)
– Mbahet mbledhja komemorative për doajenin e këngës shqipe, të ndjerin Ismet Bogujevci. (Teatri Kombëtar i Kosovës, ora 13:00)
– Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Administratës, Osman Hajdari do të përurojnë projektin “Infografika dhe sinjalizimi në objektet e Administratës”. (Objekti i Administratës, ora 13:00)
– Tre gjimnazet kryesore të Prishtinës organizojnë marshin protestues “Traumë, jo Lojë”, për të reaguar kundër ngacmimit seksual të një të miture, nga dy të mitur te tjere, te gjithë nxënës të shkollës “Faik Konica”. (Sheshi Zahir Pajaziti, ora 14:30)
– Hapet ekspozitë “Si u vra Kodi Etik i Hipokratit dhe si u shkelën ligjet”. (Muzeu Kombëtar, ora 18:00)