Tëvë bëri të ditur se nuk është identifikuar ende se për çfarë lloji të bombës bëhet fjalë.
Sipas disa dëshmitarëve, shpërthimi para pak minutash në Lagjen e Boshnjakëve në veri të Mitrovicës, u shkaktua nga një person i cili fillimisht kishte qarkulluar në atë pjesë të lagjes, e më pas nga dritarja e veturës ka hedhur një mjet shpërthyes.
Përveç Lagjes së Boshnjakëve, ky shpërthim ishte dëgjuar edhe tek pjesa e Urës së Ibrit.
Ndërsa, aktualisht Policia e Kosovës ka larguar shiritat nga pjesa ku ka ndodhur ky shpërthim.
Përveç Karabinierëve Italianë, prezentë vazhdon të jetë edhe Policia e Kosovës, ndërkohë kanë qarkulluar edhe disa vetura të EULEXI-it, mirëpo të njëjtat nuk kanë qëndruar aty.