Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy serbë pasi të njëjtit në mënyrë të kundërligjshme kishin hyrë në territorin e Kosovës, raporton Gazeta Enigma.
Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se vetura ishte me targa të Serbisë dhe në të kishin qenë një mashkull dhe një femër.
Ndryshe, rasti ka ndodhur në fshatin Banje të Zubin Potok-ut.
“Është raportuar se njësiti policor kishte ndaluar një veturë me targa të Serbisë, në të cilën kishin qenë një mashkull dhe një femër shtetas të Serbisë. Të dyshuarit nga territori i Serbisë në mënyrë të kundërligjshme kishin hyrë në territorin e Republikës së Kosovës. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt, kurse vetura është sekuestruar përkohësisht”, thuhet në njoftim.