Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa, ka hedhur kritika në drejtim të Qeverisë dhe ministres Rizvanolli sa i përket situatës me energjinë elektrike.
Beqa e ka pyetur ministren Rizvanolli se pse nuk ka patur asnjë projekt për menaxhimin e situatës në KEK.
“Sot në një seancë te jashtëzakonshme po shqyrtojme vendimin e Qeverisë per zgjatjen e masave emergjente edhe për 30 ditë. Pse nuk ka pas ndonjë projekt për menaxhimin e situatës në KEK? Ministre kush po përfiton nga kjo gjendje e jashtëzakonshme. Pse nuk është në funksion blloku A5. Blloku A5 është jashtë sistemit dhe nuk kemi bllok rezervë. Nëse bjen një bllok çfarë ndodh me qytetarët” pyeti Beqa -Rizvanollin.
Beqa shtroi edhe disa pyetje në drejtim të minsitres Rizvanolli në lidhje me situatën me energjinë në vend.