Dy nga pesë të lënduarit në aksidentin e trafikut në rrugën Arllat – Malishevë, janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.
Specializanti i Mjekësisë në Emergjencë, në Prishtinë, Behgjet Sopa, ka thënë se dy të lënduarit që janë në gjendje më të rëndë shëndetësore do të vazhdojnë trajtimin mjekësor, ndërkaq tre të tjerët gjatë ditës së enjte do të lirohen.
Sopa ka theksuar se viktima që ka ndërruar jetë nuk është sjellë në Klinikën e Emergjencës.
“Në orët e para të mëngjesit kemi pranuar pesë persona që kanë pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në rrugën Arllat-Malishevë. Dy prej tyre e kanë gjendje më të rëndë dhe do të vazhdojnë trajtimin mjekësor, derisa tre të tjerët pritet që gjatë ditës të lirohen në shtëpi. Personi që tashmë ka ndërruar jetë nuk është sjellë në Klinikën e Emergjencës”, ka thënë Sopa./RTV Dukagjini