Kadrijaj reagon ndaj VV-së: Mbrëmë u shkel sërish Astriti, po i shfrytëzoni tragjeditë

Kadrijaj reagon ndaj VV-së: Mbrëmë u shkel sërish Astriti, po i shfrytëzoni tragjeditë

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka thënë se papërgjegjësia e Qeverisë Kurti po i kushton Kosovës.

Ajo përmes një postimi në Facebook, ka thënë se kauzat e VV-së në emër të Deharit treguan sot se kanë qenë propagandë dhe mjet për të ardhur në pushtet.

Ajo ka thënë se Ministria e Drejtësisë sot zgjodhi konferencat që të na shet mjegull dhe për të shfrytëzuar tragjeditë.

Kadrijaj ka thënë se ata nuk kanë bërë asnjë veprim për të mbajtur premtimin për Astritin dhe mbrëmë edhe njëherë u shkel Astriti.

Postimi i saj i plotë:

Papërgjegjsia e kësaj Qeverie po i kushton Republikës. Kauzat e VV-së në emër të Deharit, sot treguan që kanë qenë propagandë dhe mjet për të arsyetu ardhjen në pushtet. Ministria e Drejtësisë edhe sot zgjodhi konferencat inepte për të na shitur mjegull dhe për të shfrytëzuar tragjeditë.

Asnjë hap, asnjë veprim, asnjë gjë konkrete nuk bënë që ta mbajnë premtimin për Astritin. Vetëm zhurmë e fajësime për dramë politike mbi tragjedinë e Astritit. Tash kanë zgjedhur që edhe njëherë të jehojnë paaftësinë e tyre duke kërkuar fajtor për shfajësim.

Ndjehemi të shkelur ne dinjitet, aq sa ndjehet çdo aktivist që ka luftu drejt për këtë çështje.

Mbrëmë u shkel Astriti, edhe njëherë!

Related Articles