Qalaj: Gjendja në veri para shpërthimit – Sveçla po merret me punët që nuk i takojnë

Qalaj: Gjendja në veri para shpërthimit – Sveçla po merret me punët që nuk i takojnë

Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj e ka quajtur hipokrizi deklaratën e ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, pasi ky i fundit, sipas Qalajt, kishte deklaruar se Policia e Kosovës ka kapacitete të mjaftueshme për të garantuar siguri në mbajtjen e zgjedhjeve në veri të Kosovës.

Ish-drejtori i Policisë së Kosovës dhe deputeti aktual i Kuvendit të Kosovës, Rashit Qalaj, ka folur për situatën e sigurisë në katër komunat veriore të Kosovës.

“Gjendja është me keq sesa që mendohet. Duket kohë pas kohë që është e qetë, por atje gjendja jo që është e tensionuar por është para eksplodimit”, kështu ka vlerësuar ish-drejtori i i Policisë.

Qalaj tutje e ka akuzuar Ministrin e Punëve Jashtme, Xhela Sveçlën, duke thënë se ky i fundit është duke u marr me detyrat teknike të Policisë, që do të duhej të merrej drejtori i Policës së Kosovës.

“Ministri i Brendshëm më së paku është duke u merr me punët e ministrisë që drejton. Ai është duke u marrë me punët e Policisë edhe atë punë teknike të Policisë së Kosovës. Nganjëherë Sveçla po bëhet edhe zëdhënës i Policisë”, ka theksuar ai.

Më tej, ai ka pyetur se a e ka parë ndonjëherë dikush Ushtruesin e Detyrës së Drejtorit të Policës së Kosovës, Fehmi Hotin së bashku me të parin e Punëve të Brendshme në veri të Kosovës.

“Sveçla as nuk e fton, sepse ai është ekspert se ku duhet të vendosen njësitë policore të Kosovës. Poashtu po bëhet si një ekspert i ndërtimtarisë se ku duhet të vendosen kontejnerë në veri të Kosovës. Merret me punë që nuk janë të tij. Ai duhet të  merret me Ministrin e Punëve të Brendshme edhe t’i lë ekspertet që të bëjnë punë e tyre”, ka theksuar ai.

Qalaj e ka quajtur hipokrizi deklaratën e Sveçlës, pasi ky i fundit, sipas Qalajt, ka deklaruar se Policia e Kosovës ka kapacitete të mjaftueshme në garantimin e sigurisë për mbajtjen e zgjedhjeve në veri të vendit. /Dukagjini/

Related Articles