Mbrëmë shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, tha se Serbia “do të shqyrtojë dërgimin e 1.000 forcave të saj të sigurisë” në Kosovë.
Petkoviq i bëri komentet pak orë pasi Policia e Kosovës njoftoi se ka rritur praninë e saj në veri të Kosovës, pjesë e banuar me shumicë serbe.
Pas kësaj edhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka publikuar foto me shefat e ushtrisë serbe.
Ai ka provokuar në rrjetin social “Instagram”, ku tha se nuk ka dorëzim.
“U takuam me Ministrin e Mbrojtjes, Milos Vucevic dhe shefin gjeneral Milan Mosjilovic, nuk ka dorëzim”, shkroi ai.