Një burrë i cili figuronte në stop listë, ka sulmuar zyrtarët policorë në Jarinje deri sa mundohej t’i shmangej arrestimit.
Në raportin e policisë bëhet e ditur se i dyshuari iu shmang arrestimit duke kaluar në pjesën e Serbisë.
Rasti ka ndodhur dje në orën 17:40.
“SPK Jarinje, 08.12.2022 – 17:40. I dyshuari mashkull i cili ishte në stop listë, gjatë tentimit për ta ndalur nga zyrtaret policorë i ka sulmuar policët dhe ka arritur që ti shmangët arrestimit nga zyrtarët policor duke kaluar në pjesën e Serbisë”, thuhet në raport.