Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka vizituar policin e plagosur në veri të vendit, Ekrem Neziri.
Haradinaj ka shprehur falenderim për shërbimin e Policisë së Kosovës në këtë situatë në veri të vendit, raporton Gazeta Enigma.
“Falënderues ndaj gjithë pjesëtarëve të Policisë së Kosovës për shërbimin ndaj Atdheut, në këtë situatë të brishtë në veri të vendit”, ka shkruar Haradinaj.
Ramush Haradinaj i ka dëshiruar shërim të shpëjtë policit Ekrem Neziri.