Kombëtares së Portugalisë iu shua sot ëndrra për triumf në Kampionatin Botëror “Katar 2022”, pasi që eliminua në çerekfinale nga Maroku.
Maroku e mposhti sot Portugalinë me rezultat minimal 1:0, kështu duke siguruar biletën e tretë drejt gjysmëfinales së këtij Botërori.
Por, me këtë humbje nuk po pajtohet mbrojtësi veteran i Portugalisë, Pepe, i cili tha se është e papranueshme që një gjyqtar argjentinas të referonte ndeshjen e sotme kundër Marokut.
“Kjo nuk është e pranueshme që një gjyqtar argjentinas të ndante drejtësinë sot pas asaj që ndodhi mbrëmë, me Messin që u ankonte. Pas asaj që pash sot, ata mund t’ia japin qysh tani titullin Argjentinës”, tha Pepe.
Maroku në gjysmëfinale luan me fituesin e duelit Angli – Francë.