Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar sërish pas vendimit për shtyrje të zgjedhjeve në veri.
Çitaku përmes një shkrimi në Facebook tha se qeveria dështoi të krijojë kushte për mbajtjen e zgjedhjeve në veri.
Ajo po ashtu përmendi edhe mbylljen e dy pikave kufitare në veri. Sipas saj, ky është dështim pas dështimi.
“Qeveria ka dështuar të krijojë kushtet për mbajtjen e zgjedhjeve. Për më tepër, Qeveria Kurti paska mbyllur sonte edhe dy pikat kufitare në veri. Dështim pas dështimi”, shkroi Çitaku.