Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, ka njoftuar se SHBA’të ia kanë ndaluar Sali Berishës dhe fmiljes së këtij të fundit hyrjen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, raporton Gazeta “Enigma”.
“Aktet të korrupsionit të ish-Presidentit të Shqipërisë Sali Berisha minojnë demokracinë në Shqipëri. Unë kam caktuar publikisht Berishën dhe anëtarët e familjes së tij të afërt si të papërshtatshëm për hyrjen në Shtetet e Bashkuara. Ne mbetemi #BashkëKundërKorrupsionit me partnerët tanë në Shqipëri”, ka shkruar Blinke.
Former President of Albania Sali Berisha’s corrupt acts undermined democracy in Albania. I am publicly designating Berisha and his immediate family members as ineligible for entry into the United States. We remain #UnitedAgainstCorruption with our partners in Albania.— Secretary Antony Blinken (@SecBlinken) May 19, 2021