Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq ka reaguar pas situatës së krijuar në veri teksa ka kërkuar nga qytetarët serb të përmbahen.
Ai ka kërkuar që ish-polici i arrestuar Dejan Pantiq të lirohet edhe po ashtu qytetarët serbë të tjerë, kurse akuzat ndaj tyre i quajti të montuara, raporton Zeri.info.
Rakiqi ka kërkuar edhe që të parandalohet ndërhyrja e Policisë së Kosovës në veri.
“U bëj thirrje qytetarëve që të mundësojnë lëvizjen e KFOR-it dhe EULEX-it, sepse prania e tyre është në përputhje me marrëveshjet ndërkombëtare të miratuara më parë”, thuhet në reagimin e tyre.