Shpërthimi i fuqishëm trondit Tiranën, policia ende nuk ka një reagim zyrtar

Shpërthimi i fuqishëm trondit Tiranën, policia ende nuk ka një reagim zyrtar

Qytetarët e Tiranës kanë dëgjuar dhe ndjerë një shpërthimi të fuqishëm pak minuta më parë, i cili tronditi edhe godinat.

Shpërthimi, burimi i të cilit nuk dihet ende, është raportuar edhe në polici.

Sipas raportimeve të qytetarëve shpërthimi u ndje në të gjitha anët e kryeqytetit duke përfshirë Shkozën, Alliasin, Komunën e Parisit, Freskun, Don Boskon, Saukun dhe Medresenë.

Qytetarët në rrjete sociale shprehen se shpërthimi ishte i ngjashëm me atë të Gërdecit të 13 viteve më parë.

Mësohet se policia është angazhuar në terren si dhe në rrugë të tjera operative për të zbuluar origjinën e këtij shpërthimi.

Deri tani nuk raportohet për një adresë të saktë, shkak apo pasojë dhe nuk ka asnjë njoftim zyrtar që lajmëron për ndonjë aktivitet apo operacion në kryeqytet. /Lapsi.al

Related Articles