Me të rënë terri, qytetarë serbë kanë filluar të mblidhen në një shtëpi dykatëshe në Rudarë.
Ata dyshohet se janë “kujdestarë” të barrikadave të ngritura nga dita e djeshme në pjesën veriore të vendit.
Sipas gazetarit të Klan Kosovës, Haris Ademi, i cili po qëndron në veri, në atë shtëpi kanë hyrë rreth 10 persona, ndërsa vazhdimisht ka hyrje-dalje.
Ajo shtëpi është edhe nën vëzhgim të forcave të KFOR-it.
Kujtojmë se barrikadat u ngritën ditën e djeshme pas arrestimit të një serbi, i cili dyshohet se ka kryer sulmin ndaj KKZ-së në Mitrovicën veriore