Katër persona janë akuzuar në lidhje me një hetim kundër korrupsionit në Parlamentin Evropian që ka shkaktuar tronditje në Bruksel.
Nënkryetarja e Parlamentit Evropian, Eva Kaili dhe tre të tjerë u akuzuan dhe u burgosën të dielën në Belgjikë, mes një hetimi policor për korrupsion të lidhur me Katarin.
Gjashtë persona janë arrestuar që nga e premtja në Bruksel pasi hetuesit bënë bastisje të shumta bazuar në dyshimet për pagesa “të konsiderueshme” të parave nga shteti i Gjirit për të ndikuar tek eurodeputetët.
Kaili, një eurodeputete socialiste greke dhe një nga 14 nënkryetarët në organin legjislativ evropian, u akuzua për “korrupsion”. Ajo është pezulluar nga partia e saj dhe është sanksionuar, duke u tërhequr nga detyra, si përfaqësuese e kreut të parlamentit në Lindjen e Mesme.
Zyra e prokurorisë federale belge nuk e përmendi vendin, por një burim i afërt me këtë çështje konfirmoi për AFP se ishte Katari, për të cilin kanë raportuar edhe media të tjera.
Akuzat vijnë në një kohë të ndjeshme për Katarin, pasi është nikoqir Kupën e Botës. Shtetit të Gjirit tashmë i është dashur të luftojë kundër pretendimeve rreth abuzimeve të dyshuara të të drejtave të njeriut të punëtorëve emigrantë dhe komunitetit LGBT+.