Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, e ka dhënë një intervistë për Polito ku ka folur për afatin e Kosovës për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.
Kosova planifikon këtë muaj ta kryej aplikimin në BE. Por, “Politico” shkruan se e pret një rrugë shumë e gjatë.
Bislimi e ka përmendur vitin 2030 si një objektiv fillestar për anëtësimin e Kosovës në BE.
“Ne jemi të gatshëm ta vendosim Kosovën në trajektoren e re”,ka thënë Bislimi gjatë kësaj interviste.
Por “Politico” e përshkruan situatën si më të komplikuar.
“Megjithatë, procesi i pranimit në BE është jashtëzakonisht i gjerë, duke kërkuar vite ndryshimesh rregullatore, si dhe reforma ekonomike dhe gjyqësore. Dhe rasti i Kosovës është veçanërisht i ngarkuar për BE-në. Pesë anëtarë të BE-së – Qiproja, Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja – ende nuk e njohin pavarësinë e Kosovës”,
Po ashtu Bislimi gjatë kësaj interviste ka thënë se Bashkimi Evropian nuk do të jetë kurë i plotë pa Ballkanin Perëndimor.
Në muajt e fundit, BE-ja është fokusuar veçanërisht në Ballkanin Perëndimor, duke e vendosur rajonin në një të ardhme më të integruar me BE-në – dhe duke premtuar të ringjallë aspiratat e anëtarësimit gjysmë të fjetur.