Policia jep detaje për gjuajtjet me armë në Ujman

Policia jep detaje për gjuajtjet me armë në Ujman

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me ngjarjet e së shtunës në Ujman.

Sipas Policisë së Kosovës në këtë lokacion, në tri raste të ndara në intervale të ndryshme kohore, njësitet policore kanë raportuar se persona të dyshuar kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tyre.

Sipas njoftimit, të njëjtit në vetëmbrojtje janë detyruar të kundërpërgjigjen me armë zjarri.

Policia ka thënë se nuk ka pasur të lënduar.

Të njëjtin rast e ka sqaruar Policia në një komunikatë të dielën, ku ka mohuar raportet e mediave serbe ku është raportuar se Policia ka keqtrajtuar një individ.

Rastin e ka përmendur në konferencë edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Sveçla në konferencë për media pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare, ka thënë se ka pasur shkëmbim zjarri mes policisë dhe disa personave të grupeve kriminale në afërsi të digës së Ujmanit, porse situata është qetësuar.

Sveçla ka thënë se pas hetimeve Policia ka arritur të identifikojë dhe arrestojë ish-pjesëtarin e MUP-it, Dejan Pantiq, njëherit ish-zyrtar i Policisë së Kosovës, si një nga organizatorët në sulmet në zyrat e komisioneve zgjedhore komunale, e po ashtu sulmeve ndaj policëve dhe zyrtarëve të KQZ-së.

Related Articles