Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq tha se vendi i tij përveç përgatitjes për vizitat e zyrtarëve të shumtë, po punon edhe që anëtarët e BE-së që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës nga aspekti statusor, të sfidojnë kandidaturën e Kosovës për anëtarësim në BE.
Daçiq ka thënë për Tanjug se përveç shkuarjeve të paralajmëruara të zyrtarëve të shumtë, për Serbinë është i rëndësishëm edhe 15 dhjetori, kur ekziston mundësia që Kosova të dorëzojë kërkesë për anëtarësim në BE.
“Ne po punojmë gjithashtu për të ftuar të gjitha vendet anëtare të BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën që ta kundërshtojnë çështjen nga aspekti i statusit – se nuk ka kushte për ta diskutuar atë”, tha kryediplomati serb.
Kosova ka paralajmëruar se deri në fund të këtij muaji do ta dorëzojë kërkesën për anëtarësim në Bashkimin Evropian