Hyseni tregon se a është pjesë e ekipit të Kurtit për dialogun

Hyseni tregon se a është pjesë e ekipit të Kurtit për dialogun

Ish-kryenegociatori i Kosovës për dialogun me Serbinë, Skender Hyseni, është sqaruar rreth lajmeve se ka pasur ftesë nga kryeministri Albin Kurti, për të qenë pjesë e ekipit negociator të qeverisë.

Sipas tij, ai kurrë nuk ka pasur një ftesë të tillë dhe se nëse do të kishte, Hyseni tha se nuk do ta pranonte.

Më tutje ai deklaroi se për të dialogu është prioriteti numër një i Kosovës, teksa për Kurtin sipas tij nuk është.

“Unë nuk jam pjesë e ekipit dhe nuk kam pranuar as ftesë. Për më tepër, edhe po të kishte një ftesë të tillë, pergjigja ime ështe e prerë. JO! Nuk jam dhe nuk dua të jem pjesë e asnjë ekipi, sepse nuk besoj se Zoti Kurti është i vetëdijshëm se një marrëveshje përfundimtare me Serbinë me njohje përfundimtare reciproke si shtete të pavarura është sot prioriteti numër NJË i shtetit tonë. Duke ruajtur integritetin dhe karakterin unitar kushtetues, Kosovës i duhet një marrëveshje  për njohje urgjentisht”, ka thënë ai.

Sqarim:Mbrëmë dhe sot, pata presion të madh nga mediat për t'u deklaruar rreth spekulimeve sipas të cilave unë paskam…Posted by Skender Hyseni on Wednesday, May 19, 2021

Related Articles