Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derke Chollet, ka konfirmuar se është dashur ta anulojë vizitën në Ballkan dhe Bruksel pasi kishte rezultuar pozitic me COVID-19.
Chollet ka njoftuar në Twitter për arsyet e anulimit të vizitës.
Ai ishte paraparë ta vizitonte sot Kosovën me të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
“Me keqardhje njoftoj se është dashur ta shtyjë vizitën time në Ballkan dhe Bruksel për shkak të testimit pozitiv me COVID-19. Do të mbetem i angazhuar në të gjitha çështjet në rajonin e Ballkanit dhe po shikoj para që të bëjë një vizitë në fillim të vitit të ardhshëm”, ka shkruar Chollet në Twitter.