Këshilli I Bashkimit Evropian ka miratuar konkluzionet lidhur me zgjerimin dhe stabilizimin dhe procesin e asociimit.
Këto konkluzione tregojnë situatën në secilin nga vendet kandidate si dhe partnerët.
Në 13 konkluzionet për Kosovën theksohet se Këshilli i BE-së mbështet liberalizimin e vizave dhe njeh rëndësinë e këtij procesi për kosovarët.
“Këshilli kërkon negociata të shpejta dhe të suksesshme me Parlamentin Evropian lidhur me domosdoshmërinë e ndryshimeve të nevojshme të rregullores së BE-së”, thotë pika e 101.
Pika e 95 përmes se Këshilli mirëpret angazhimin e Kosovës në rrugën drejt BE-së dhe thekson rëndësinë e vazhdimit të zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, BE-Kosovë.