Broja humb sezonin, do të operohet pas lëndimit të rëndë

<strong>Broja humb sezonin, do të operohet pas lëndimit të rëndë</strong>

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë raportohet se e ka humbur sezonin pas lëndimit që pësoi pak ditë më parë.

Broja pësoi një lëndim të rëndë në ndeshjen miqësore të Chelseat kundër Aston Villës.

Lajmin e ka bërë të ditur edhe gazetari Fabrizio Romano.

“Armando Broja do të jetë jashtë për pjesën tjetër të sezonit pasi ai ka nevojë për një operacion pas dëmtimit të ACL – u tha se ai shpreson të jetë gati për fillimin e sezonit të ardhshëm”, njofton Romano në Twitter.

Sulmuesi shqiptar ka këputur ligamentin e kryqëzuar, siç quhet nga gazetari tjetër anglez, Nizaar Kinsella.

Armando Broja aktualisht është një nga lojtarët më të mirë shqiptar, teksa konsiderohet si e ardhmja e Kombëtares shqiptare të futbollit.

Related Articles