Teksa magjistari i futbollit Lionel Messi po fliste me gazetarët në zonën e miksimit pas fitores ndaj Kroacisë në gjysmëfinalen e Kupës së Botës, trajneri kroat Zlatko Dalic iu afrua dhe vendosi t’i jepte dorën për lojën e jashtëzakonshme.
Leo Messi, po luan Kupën e Botës të fundit në karrierën e tij, i vetmi trofe që nuk e ka.
Artisti me këpucë futbolli po kënaqej me mbrojtjen e Kroacisë, e cila nuk kishte zgjidhje për ta ndaluar atë.
Teksa foli për shtypin pas fitores së lavdishme dhe bindëse ndaj Kroacisë, Zlatko Dalic tregoi respekt për një nga futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave!
Daliq e ndërpreu Mesin teksa po jepte intervistë, i zgjati dorën, e uroi dhe i uroi fat! Argjentinasi e pranoi dhe e falënderoi, më pas iu kthye mikrofonit!