Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë në Bruksel, Edita Tahiri, ka reaguar pasi emisari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në një intervistë për REL, ka thënë se menjëherë duhet të fillojë puna për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumice Serbe.
Kjo kërkesë e Escobarit, sipas Tahirit e ka lënë të heshtur kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, derisa ky i fundit tha ditë më parë se nëse Serbia do të dëshironte me çdo kusht krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, gjëja e parë që do të bënte do të ishte pranimin i pavarësisë së Kosovës.
“Escobari e la të heshtur Kurtin”, ka shkruar në Facebook Tahiri.
Escobar theksoi të martën se nëse Kosova nuk e themelon Asociacionin, ne mund ta zhvillojmë atë diskutim me partnerë alternativë, me shoqërinë civile, me grupet e të rinjve, me komunitetin e biznesit, me të gjithë që do të donin të shihnin Serbinë dhe Kosovën duke dalë nga ky cikël i jostabilitetit”.
Prandaj, ai ka insistuar që diskutimet për Asociacionin, duhet të jetë në agjendë gjatë diskutimit të radhës.
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës më 23 dhjetor 2015 kishte marrë vendim që Asociacioni i komunave me shumicë serbe të themelohet ashtu siç është paraparë me Marrëveshjen e parë të Brukselit, të arritur në prill të vitit 2013, në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Megjithatë, Gjykata kishte konstatuar se parimet e përgjithshme të Asociacionit nuk janë tërësisht në përputhshmëri me frymën e Kushtetutës.