Me kaq vite burg dënohet iraniani i akuzuar për terrorizëm në Shqipëri

Me kaq vite burg dënohet iraniani i akuzuar për terrorizëm në Shqipëri

Gjykata e Posaçme dënon më 15 vite burg iranianin Bijan Pooladrag. SPAK e akuzonte 45-vjeçarin se ka krijuar kontakte me dy agjentë të shërbimit sekret iranian, të cilëve iu ka përcjellë të dhëna mbi kampin ASHRAF 3 në Manzë, si edhe ka marrë udhëzime për kryerje aktesh terroriste.

Gjykata e shpall fajtor iranian për dy akuza, atë të veprimeve me persona “të shpallur” dhe “organizatë terroriste”, ndërsa e shpalli të [afajshëm për 4 akuza të tjera.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Bijan Pooladrag për veprën penale “Kryerja e shërbimeve dhe veprimeve me persona të shpallur”, parashikuar nga neni 230/ç të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 5 (pesë) vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Bijan Pooladrag për veprën penale “Organizata Terroriste”, parashikuar nga neni 234/a, paragrafi i dytë të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 10 (dhjetë) vjet burgim.

Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Bijan Pooladrag për veprën penale “Përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”, parashikuar nga neni 293/a, paragrafi i parë të Kodit Penal, pasi fakti penal nuk ekziston.

Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Bijan Pooladrag për veprën penale “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”, parashikuar nga neni 293/b, paragrafi i parë të Kodit Penal, pasi fakti penal nuk ekziston.

Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Bijan Pooladrag për veprën penale “Ndërhyrja në sistemet kompjuterike”, parashikuar nga neni 293/c, paragrafi i parë të Kodit Penal pasi fakti penal nuk ekziston.

Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Bijan Pooladrag për veprën penale “Keqpërdorimi i pajisjeve”, parashikuar nga neni 293/ç të Kodit Penal, pasi fakti penal nuk ekziston.

Në aplikim të nenit 55 të Kodit Penal, caktimin e një dënimi të vetëm për të pandehurin Bijan Pooladrag, atë me 15 (pesëmbëdhjetë) vjet burgim, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, ai do të kryejë vetëm 10 vite burg.

Related Articles