Mori pensionin e burrit të vdekur, intervistohet nga policia

Mori pensionin e burrit të vdekur, intervistohet nga policia

Për disa orë të martën, një grua gjakovare u intervistua nga policia pasi dyshohet se vitin e kaluar keqpërdori emrin e bashkëshortit për së vdekuri.

Disa ditë pasi ai kishte ndërruar jetë, 67 vjeçarja F.R. kishte tërhequr pensionin e të ndjerit për atë muaj, për çka shkeli ligjin.

Që raste si ky të mos ketë më, nga sektori i gjendjes civile në Gjakovë thonë se për çdo vdekje, pajisja me certifikatën e vdekjes është e domosdoshme.

E sivjet ka nis që morti të lajmërohet edhe nga institucioni fetar që merret me varrimin.

Mosregjistrimi i të vdekurve penalizohet me gjobë prej 50 eurosh, por nga pandemia në Gjakovë, ky obligim është pezulluar.

Related Articles