Shefi i Misionit të EULEX-it në Kosovë, Lars-Gunnar Wigemark njoftoi se ka pasur një diskutim me kryetarin e Listës Serbe, Goran Rakiq lidhur me ituatën e sigurisë dhe sundimin e ligjit në veri të Kosovës.
Ai në Twitter shkroi se Rakiqin e ka falënderuar për monitorimin e rastit kundër ish-policit serb të arrestuar, Deajn Pantiqit.
“Diskutim i rëndësishëm me kreun e Listës Srpska, Goran Rakiq, mbi situatën e sigurisë dhe sundimit të ligjit në veri të Kosovës. Rakiq falënderoi @EULEXKosovo për monitorimin e rastit kundër Dejan Pantiqit dhe për tentativën për t’i dorëzuar medikamente”, njoftoi Wigemark.