Osmani tregon se çfarë i tha Biden: Kosovën asnjëherë nuk do ta lëmë vetëm

Osmani tregon se çfarë i tha Biden: Kosovën asnjëherë nuk do ta lëmë vetëm

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në fjalimin e saj vjetor para deputetëve të Kuvendit ka folur ndër të tjera edhe për raportet e veçanta të Kosovës me SHBA-të.

Osmani ka potencuar se sekretari amerikan, Antoni Blinken jo vetëm në adresimin e tij në Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë që u mbajt në tetor, por edhe në takimin e realizuar në Washington D.C., ka rikonfirmuar partneritetin e palëkundur me Kosovën.

“Në bisedat që kisha me presidentin Biden gjatë muajit shtator, ai përsëriti përkrahjen e madhe për vendin dhe popullin tonë, e cila më së miri përshkruhet në fjalët e tij: Asnjëherë nuk do t’ju lëmë vetëm! Kjo garanci amerikane, e përsëritur edhe këto ditë, dëshmon se Kosova nuk ka partner më të rëndësishëm sesa Shtetet e Bashkuara të Amerikës, prandaj këtë aleancë duhet ta trajtojmë si të shenjtë e ta ruajmë e ta kultivojmë përjetësisht”, tha ajo.

Related Articles