Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, ka thënë se ministri i Financave, Punës dhe Transefereve, Hekuran Murati nuk mund ta shkelë Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
Sipas tij, ministri Murati donte që tatimet komunale të mbledhura për shembull në lagjet Dardania apo Ulpiana në Prishtinë dhe t’i shpenzonte sipas qejfit të tij dhe në cilëndo komunë që ai dëshiron.
Por, shprehet se LVV-ja e detyroi që ai të tërhiqej nga kjo që siç shprehet ai, është marrëzi.
“Nuk ia lejon këtë Kushtetuta, pra Ministri donte të shkelte Kushtetutën. Kur e paralajmëruam se do e dërgonim në Gjykatën Kushtetuese, partia e tij e detyruan Ministrin e tyre të tërhiqet nga kjo marrëzi dhe votuan kundër tij! Si mund të qëndrojë ministër dikush që dëshiron të shkelë Kushtetutën? Kur partia e tij voton kundër tij?”, shkroi ai në Facebook.