Nxënësi i shkollës “Selami Hallaçi” në Gjilan, Ajan Halimi, ka ndërruar jetë.
Lajmi i dhimbshëm u bë i ditur nga mësuesja e Ajan Halimit, Vlora Qerimi, e cila dha lajmin për nxënësin e saj.
Ky është postimi i plotë:
Me pikëllim e dhimbje morëm lajmin e hidhur per ikjen në amshim të nxënësit tonë Ajan Halimi. Sot qiellit iu bashkua një engjëll, shkollës, shokëve e mësuesës ju iku Ajani ynë i dashur, i buzëqeshur, e i sjellshëm.
Nxënësi ynë do të jesh përherë në zemrat tona. Pusho në parajsë o Engjull se engjujt jetojnë ne qiell.
Ngushëllime gjithë familjes, shokëve/shoqeve e mësimdhënësve të shkollës “Selami Hallaçi”!