Haxhiu për gjuhën e Musliut ndaj Osmanit: Skandaloze dhe e papranueshme

Haxhiu për gjuhën e Musliut ndaj Osmanit: Skandaloze dhe e papranueshme

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se gjuha e sotme e deputetes së PDK-së, Ganimete Musliu ndaj presidentes Vjosa Osmani lidhur me peshën e kësaj të fundit, është manifestim i urrejtjes që shndërrohet në gjuhë seksiste nga dikush që në rrethana normale do të duhej ta luftonte atë.

Sipas saj, kjo gjuhë është manifestim i mendimit, ndërkohë që pas saj ngelet vetëm veprimi.

“Gjuha e sotme e Ganimete Musliut, që nuk është e para herë, është skandaloze, e papranueshme dhe nga e cila do të duhej të distancoheshin të gjithë duke nisur nga partia e saj. Aq më e rëndë kur kjo bëhet nga dikush që mbahet për përfaqësues dhe ka përgjegjësi publike”, shkroi ajo në Facebook.

“Kjo nuk është thjesht gjuhë, kjo është dhunë dhe si e tillë duhet të cilësohet. Ky lloj mendimi nuk është mendim i lirë, por mendim dhunues”.

Related Articles