Deliu për Osmanin: Presidentja përçarëse po shpif për Thaçin

Deliu për Osmanin: Presidentja përçarëse po shpif për Thaçin

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, në pamundësi që t’i kundërpërgjigjej presidentes Vjosa Osmani në seancën e Kuvendit, të njëjtën e ka bërë këtë nga Facebooku i saj.

Deklarata e saj vjen pasi të enjten, Osmani e ka goditur ish-presidentin Hashim Thaçi, duke thënë se “asnjëherë nuk ka pasur politikë të jashtme më aktive, më kuptimplote, më të përgatitur e më të koordinuar”.

“Koha e tregtarëve të kufijve ka perënduar njëherë e përgjithmonë”, tha ajo në fjalimin për fundvit.

Mbi këtë çështje, Deliu-Kodra tha se “në mungesë të sukseseve presidentja përçarëse Vjosa Osmani po mundohet t’i mbuloi dështimet duke vazhduar shpifjet për Presidentin Thaçi, i cili, në Hagë, po ballafaqohet me fabrikimet e Serbisë dhe Rusisë”.

Sipas saj, “presidenti Thaçi dhe të tjerët do të dalin fitimtarë në këtë betejë me Serbinë dhe Rusinë, por edhe me vogëlsinë e disa liderëve institucional të Kosovës”.

Related Articles