Policia e Kosovës ka arritur të sekuestrojë substancë narkotikë në Prishtinë.
Në kuadër të punës për parandalimin e veprimtarive kriminale, Policia ka intensifikuar veprimet në drejtim të identifikimit dhe kapjes së personave të përfshirë në raste kriminale.
Sot rreth orës 02:30, në lagjen Dardania në Prishtinë, zyrtarët e stacionit policor Jugu kanë arrestuar tre persona të dyshuar dhe kanë sekuestruar sasi të substancave narkotike që dyshohet të jenë të llojeve :
mariuhane 3.8 gram,
kokainë 0.2 gram,
19 tableta ekstazi, si dhe
-mulli për bluarje,
-qese per paketim të narkotikëve e
-fleta për mbështjellje të narkotikëve.
Personat e dyshuar ;
- V. J, mashkull, 21 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe
- E. J, mashkull, 21 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërkohë që i dyshuari:
- R.M, mashkull, 21 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, është dërguar në mbajtje me vendim e prokurorit të shtetit.
“Ndaj tyre është iniciuar një hetim në drejtim të veprës penale, Blereje, posedim,shpërndarje e paautorizuar e substancave narkotike, psikotrope ose analoge”,thuhet në njoftimin për media