Policia e Kosovës ka bërë të ditur se rreth orës 18:30 ka pranuar një informatë se një person i lënduar ndodhet në rrugën “Bill Clinton” në Prishtinë.
Në përgjigjen e Policisë thuhet se bazuar në të dhënat fillestare, dyshohet se lëndimet e personit janë të shkaktuara nga një mjet i mprehtë.
“Sot rreth orës 18 :30, kemi marrë informatën se një person i lënduar ndodhet në rrugën Bill Klinton në Prishtinë. Bazuar në të dhënat fillestare, dyshohet se lëndimet e personit janë të shkaktuara nga një mjet i mprehtë.
Personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”.