Dalic para përballjes me Marokun: Do të bëjmë gjithçka për medaljen e bronztë

Dalic para përballjes me Marokun: Do të bëjmë gjithçka për medaljen e bronztë

Trajneri i Kroacisë, Zlatko Dalic ka folur në konferencë për media, para përballjes me Marokun të shtunën.

Kroacia do të përballet me marokienët në ndeshjen për vendin e tretë në Kampionatin Botëror që po mbahet në Katar.

Dalic tha se do të bëjnë gjithçka për medaljen e bronztë dhe për një vend në podium.

“Kemi disa lojtarë me probleme fizike. Gvardiol ka luajtur me dëmtim  në këmbë, ka probleme edhe Brozoviç. Për finalen e vendit të tretë-katërt do të rreshtoj vetëm lojtarë të gatshëm për të luajtur, do të bëjmë gjithçka për të fituar. Ne duam të të përfundojmë të tretët. Do të bëjmë gjithçka për medaljen e bronztë dhe për një vend në podium”, theksoi Dalic.

Related Articles